Proteza totale vendoset atëherë kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pacientit. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme, pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në çdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze, pacienti duhet të ketë një sasi kocke, në mënyrë që ajo të qëndrojë në mënyrë natyrale.
Proteza parciale: proteza parciale ankohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
Dallimi kryesor mes protezave elastike dhe protezave konvencionale është materiali nga i cili përbëhen. Protezat konvencionale zakonisht janë të ndërtuara nga akrilati ose metali, dhe mund të marrin më shumë kohë për t’u mësuar pacienti me to, kurse protezat elastike janë nga materiali biokompatibel termoplastik.
Një pacient që përdor protezat konvencionale do të duhet të mësojë se si t’i mbajë protezat në vend, me faqen dhe gjuhën e tij, dhe kjo mund të jetë një pengesë për shumë njerëz. Ndërsa protezat elastike do të kapen tek mishrat e dhëmbëve për t’u stabilizuar.
Në krahasim me protezat konvencionale, protezat elastike janë krijuar që të jenë pothuajse të padukshme në gojën tuaj, duke siguruar dhëmbë zëvendësues me pamje natyrale.
Protezat elastike duke qenë se janë më të holla janë më fleksibile sesa protezat konvencionale. Kjo lejon që protezat të ndjehen më natyrale dhe më të lehta për pacientet kur i vendosin në gojë.
Protezat elastike janë një zgjedhje e shkëlqyeshme për pacientët që kërkojnë një zgjidhje më të qëndrueshme për zëvendësimin e dhëmbëve. Përveç kësaj, protezat elastike kanë qëndrueshmëri më të madhe kur ekspozohen ndaj kemikaleve të ndryshme që gjenden në ushqim , pije dhe enzimat natyrore në gojën e pacientit.
Proteza elastike është e lehtë, por njëkohësisht e fortë, duke ju dhënë një protezë më të hollë, por jashtëzakonisht të qëndrueshme. Është gjithashtu pa monomer dhe formaldehid duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyeshme për pacientët që janë që janë alergjikë në protezat konvencionale
Protezat e mikse përbëhen nga një protezë fikse dhe një protezë metalike e lëvizshme, që formojnë pjesë të një dizajni të vetëm në të njëjtin hark dhe të bashkuara nga një sistem ankorimi i quajtur atashment. Ky lloj ofron disa përparësi ndaj protezave të lëvizshme, për shembull, duke ofruar estetikë më të madhe duke eliminuar grepat (mbajtëset), të cilat mund të jenë të dukshme, si dhe rrit stabilitetin e protezes.
Overdenture mbi implante është një lloj proteze e lëvizshme që mbështetet në implantet dentare. Ato përdoren për të zëvendësuar dhëmbët natyralë që mungojnë për pacientët veçanërisht pa dhëmbë. Përveç përfitimeve estetike që sjellin, i ndihmojnë pacientët të fitojnë funksionalitet të përsosur që ka munguar për disa vite. Një protezë mbi implante mbron gjithashtu strukturën natyrale të kockave të nofullës.
Kontakt
Rezervo një konsultë